A parandalohet vërtetë kanceri me dieta dhe ushtrime?

Nji ekip në spitalin e “General Hospital” të Masachutes’it ka studiue ma shumë se 135.000 burra e gra, për me kuptue se sa rol ka gjenetika në shfaqjen e kancerit, dhe se sa përqind varet nga jeta që ban njeriu.

Kanceri asht nji sëmundje tepër e ndërlikueme, që shfaqet për shkak se çdo njeri lind me çrregullime të vogla gjenetike, të cilat ma mbas shëndrrohen në kancer. Çrregullime të tjera, që nuk janë të linduna, munden me u krijue me çdo vit të jetës që kalon, teksa qelizat vazhdojnë me u nda dhe me shtue mundësinë për me krijue mutacione të gabueme.

Studimi i botuem në JAMA Oncology, nga nji ekip i drejtuem nga Mingyang Song, ka arritë në përfundimin se, heqja e duhanit, ushtrimet dhe dieta e shnetshme ushqimore e ulin rrezikun e kancerit me 20% deri në 40%, për disa lloje tumoresh. Mesatarisht mbi 65% e kancerve janë pasojë e mutacioneve të rastësishme gjenetike, simbas shkencëtarëve.