A shkaktojnë vërtet kancer telefonat?

Nji studim thotë që telefonat rritin rrezikun e kancerit në tru për 170%, por nji ekspert i rrezatimit thotë që nuk mundet me qenë plotësisht e vërtetë.

Kjo asht nji pyetje që çdo përdorues i telefonisë mobile ka me ditë përgjigjen dhe shkenca ofron disa të dhana, shkruen Daily Mail.

Në vitin 2011, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), klasifikoi rrezatimin e telefonisë si kancerogjene në grupin 2B.

Klasifikimi asht bazue kryesisht në dëshmitë nga studimet e popullsisë.

Nji studim nga grupi INTERPHONE i financuem nga Bashkimi Europian dhe nji tjetër i udhëhequn nga L. Hardell, nji epidemiolog suedez, kallxoi nji rrezik në rritje (40-170 për qind) të zhvillimit të gliomas, nji malinje e kancerit të trunit, në njerëzit që përdorën telefonin për 30 minuta në ditë dhe ma shumë, për ma shumë se dhetë vjet.