Alarm, çokollatat ‘Kinder’ mbani larg femive, qe pse!

Autoriteti i Sigurisë Ushqimore Europiane ngre alarmin tue këshillue prindit që të mos blenë çokollata “Kinder”, mbasi në to janë gjetë elementë kancerogjene.

Simbas Indipendent, lajmi në fjalë ka sjellë reagimin e menjihershem të qeverive europiane, të cilat kanë kërkue analizimin e përmbajtjes së tyne.

Autoriteti gjerman ka ba i pari analizën e përmbajtjes së tyne, dhe në fund rezultati ka qënë shokues, mbasi asht konfirmue se në çokollatë “Kinder” janë gjet elementë të rrezikshëm për shneten e femive.

Specialistët kanë gjet hidrokarbure të naftës aromatike (MOAHs), të cilat janë të krijueme kur nafta asht rafinue.

Ky element asht kancerogjen, përshkruejnë shkencëtarët. U testuen 20 produkte të ndryshme, tue gjet tre elementët ma të rrezikshëm me efekte anësore.

Mbas këtij zbulimi disa kompanive në Gjermani, “Ferrero Kinder Riegel”, “Lindt Fioretto Nougat Minis”, u asht kerkue që të heqin produktet, por ato refuzuen.

Specialistët sugjerojnë të mos konsumohen këto çokollata, nderkohë që kompanitë thonë se gjithçka asht në rregull dhe se çdo prodhim asht i shnetshëm.

 

kinder