Alarmante, qe sa vdekje ndodhin mbrenda vitit prej ajrit të ndotun!

obshajri

Organizata Botnore e Shëndetësisë e ka radhit qytetin iranian të Zabolit si ma të ndotunin në botë.

OBSH tha se ajri ma i ndotun në botë asht në qytetin Zabol, i cili ndodhet në provincën Sistan-Baluchistan, n’afërsi me kufinin afgan.

Ky qytet, simbas organizatës, vuen gjatë muejve të verës nga stuhi të mëdha pluhuni.

Katër qytetet e tjera me ajrin ma të ndotun në botë janë të gjitha nga India: Gwalior, Allahabad, Patna, dhe Raipur.

OBSH thotë se nivelet e ajrit të ndotun në botë janë përkeqësue për 8 për qind ndërmjet viteve 2008 dhe 2013, edhe pse shumica e qyteteve të vendeve në zhvillim e kanë përmirësue gjendjen e cilësisë së ajrit gjatë kësaj periudhe të njajtë.

Organizata tha se ma shumë se 7 milionë vdekje të parakohshme ndodhin çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit, prej të cilave 3 milionë ndodhin për shkak të kualitetit të ajrit të jashtëm (pra jashtë ndërtesave, në natyrë).