Alarmohet OBSH. Zika po përhapet shpejtë

Virusi i shfaqun së fundmi Zika, asht tue u përhap me shpejtësi të madhe.

Ky asht shqetësimi që ka alarmu së fundmi Organizatën Botnore të Shëndetësisë.

Nga nji takim i fundit i Komitetit emergjent të kësaj agjencie ndërkombëtare thuhet se Zika po përhapet përmes mushkajave, por, pa përjashtu edhe rastet përmes transmetimit seksual.

Si raporton BBC, nga kjo mbledhje thuhet se së fundmi janë evidentu disa lindje me defekte.