Alarmojnë mjekët e KFOR-it: Uji që pihet në Kosovë asht kancerogjen

Gazeta italiane ‘Il fatto quotidiano’ ka botue sot nji tekst në të cilin ka kthye edhe nji herë në vëmendje dyshimet se jo vetëm ajri, por edhe uji që e pimë asht kacerogjen.

Kontingjenti italian me mision në Kosovë ka pi, të paktën deri më 2016, ujë kancerogjen.

Kështu ka thanë mjeku ushtarak, Ennio Lettieri, shkruejnë mediat italiane.

“Uji i analizuem më 2015 përmbante bromat, kancerogjen i klasës 2B, në sasi prej 65/97 mikrogramë-litër.

Mbas arritjes sime në bazën ‘Film City’ në Prishtinë, ishte folë shumë herë për shijen shumë të çuditshme të ujit natyror dhe mineral, që përdorej në mensën ndërkombëtare, palestër por edhe nëpër restorante dhe piceri në të gjithë bazën”.

Simbas tij, komandanti i KFOR’it Giovanni Fungo ishte pajtue që menjiherë të ndërpritej shpërndamja e ujit të tillë, shkruen Il Fatto Quotidiano.

Uji Dea natyror në të vërtetë asht tërheq, por jo edhe ai mineral, që ende përdoret.

“Mes pasojave të bromatit asht edhe damtimi i veshkave. Ndoshta asht koincidencë, por gjatë qëndrimit tim atje kishim rastin e nji mareshali të karabinierëve me damtim veshkor akut”, ka thanë ai, shkruen Express.

Por nuk asht vetëm uji. Simbas Lettierit, “7 km larg Prishtinës gjendet kompania elektrike KEK, oxhaqet e të cilit shihen qartë nga Film City dhe përhapin re të verdha që e bajnë ajrin, sidomos në mbramje të damshëm dhe irritues për organet e frymëmarrjes.

Pluhuni që del prej aty përbahet nga plumbi dhe fenoli dhe substanca të tjera kimike. Ato damtojnë edhe enë distancë prej 10 kilometrash”, thuhet ne artikull.