Alarmon OBSH: Kondomat dhe shishet e fëmive shkaktojnë kancer

Nji landë kimike, e cila ndodhet në shishet e fëmive dhe në kondoma mundet me shkaktue kancer.

Ky asht përfundimi i nji studimi të realizuem nga shefat e shëndetësisë globale te Organizatës Botnore të Shëndetësisë, të cilët kanë konstatue se të dyja gjanat kanë nji përbamje kimike prej gome.

OKB thekson se pjesë e landëve të rrezikshme mund të jenë edhe dorëzat e gomës të infermierëve.

“Nji substancë kimike, e cila në kontakt të parë me mishin mundet me shkaktue kancer, asht gati në nji nivel të shkallës së rrezikshmënisë të shkaktueme nga cigarja”, thuhet në raportin e OBSH’s.