Analizat nga Italia: Perimet shqiptare s’kane pesticide

Drejtori i Përgjithshëm i ISUV’it, Taulant Kalo ka ba publike rezultatet e analizave të kryeme mbi praninë e pesticideve në perimet shqiptare, kryesisht domate dhe kastravecë nga zona e Lushnjës.

Analiza e tyne u ba me urdhën të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, mbas bllokimit të produkteve shqiptare në kufinin me Maqedoninë.

Pas bllokimit të produkteve shqiptare në kufirin me Maqedoninë, me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, janë kryer analiza për të verifikuar nivelin e pranisë së pesticideve në perimet të cilat prodhohen në serat e zonës së Lushnjës. Këto analizat janë kryer paralelisht në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ( ISUV) në vend dhe në një institut reference të akredituar dhe të njohur ndërkombëtarisht në Itali (Instituto Zooprofillattico Sperimentale dell’Abruzzo e del Molise “ Giuseppe Caporale), rezultatet e të cilave tregojnë se masa e pesticideve të gjetura në perimet e fermerëve shqiptarë është e papërfillshme. ISUV ka marrë për analizim mbi 360 lloje pesticidesh dhe kampionet e ekzaminuara kanë rezultuar me praninë e këtyre lëndëve nën nivelin maksimal të lejuar në nivel ndërkombëtar. Kjo është gjithashtu një dëshmi më shumë për sigurinë ushqimore të konsumatorit tonë, larg spekulimeve dashakeqe”, theksoi Kalo.