Ankthi, shejë e inteligjencës së naltë?! Qe çka mendojnë psikologët

Nëse shqetësoheni shumë, mos u tutni – ankthi mundet me qenë shejë e inteligjencës së naltë.

Kjo ide ka qenë për shumë kohë: Fjala e urtë se “injoranca asht lumtuni” sugjeron të kundërtën, se ditunia përfshin ankth.

Kjo thanie asht vërtetue së fundi edhe nga ana shkencore.

Gjatë nji studimi të kryem në Universitetin Lakehead në Ontario të Kanadasë, psikologu Alexander Penney dhe kolegët e tij anketuen ma shumë se 100 studentë, ku u kërkuen të raportonin mbi nivelet e shqetësimit.

Në fund të studimit, hulumtuesit shkencorë zbuluen se studentët me shumë ankth (ata që pranuen se shqetësoheshin dhe për gjanë ma të vogël), shënuen rezultate ma të nalta në testin verbal të inteligjencës.

Perceptimi se personat që shqetësohen shumë janë ma inteligjentë asht përforcue nga nji eksperiment i kryem në vitin 2012, nga psikologët Tsachi Ein-Dor dhe Orgad Tal në Qendrën Ndërdisiplinore Herzliya në Izrael. Në eksperiment u përfshinë 80 studentë, të cilëve iu kërkue të vlerësonin nji punë artistike nga nji program softuerik. Ndërkohë që po banin punën që u kishin kërkue, pjesëmarrësit aktivizuen “aksidentalisht” nji virus në kompjuter (kjo në fakt ndodhi automatikisht).

Krijuesit e eksperimentit u kërkuen studentëve të kërkonin menjiherë mbështetje teknike. Ata panë se studentët ma inteligjentë u shqetësuen ma shumë dhe kambëngulën që të gjenin nji zgjidhje, krahasue me studentët e tjerë ma pak inteligjentë.

Prandaj, herën tjetër, kur dikush ju thotë që të qetësoheni, i shpjegoni se nervozizmi ka virtytet e tij.