“Arma” e re kundër kancerit në tru asht nji ilaç që e kemi tanë në shpi

“Arma” ma e re kundër tumorit në tru mundet me qenë nji medikament i zakonshëm. Nji nga format ma të shpeshta të tumorit në tru, glioblastoma, mundet me u luftue me aspirinë, në formë të langshme.

Versioni i ri i aspirinës, me emrin ‘IP1867B’, ka të shtuem dy përbamës, emni i të cilëve nuk asht ba publik, por mesa doket mundet me qenë 10 herë ma i efektshëm se kimioterapia për me i vra qelizat kancerogjene.

Ky asht rezultati i nji studimi të kryem nga Universiteti i Portsmuthit në Britani, i publikuem në Konferencën mbi Tumorin e Trunit 2016, në Warsawa.

Krijimi i aspirinës së langshme ka qenë nji objektiv i randësishëm për shkencëtarët, mbasi përbamja kokrrizore e tabletës mundet me shkaktue efekte anësore në stomak.

Ky version i ri i ilaçit që na e përdorim kryesisht për dhimbjen e kryes ka aftësinë me i kalue barrierat e gjakut në tru, tue arritë te tumori.