Arrestohet dentisti “horror” në Francë

Nji dentist në Francë, po përballet me gjyqin, nën akuzat se qëllimisht ka shkaktue dame të tmerrshme te ma shumë se 100 pacientë.

I njoftun nga mediat si dentisti i filmave horror, 51 vjeçari Jakobus van Nierop, dyshohet se u ka heq pacientëve dhambë të shëndoshë e u ka shkaktue lëndime të mëdhaja deri në thyemje të nofullave.

Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon me u denue me dhjetë vjet burg dhe nji dënim prej 150 mijë euro.