Arrijnë vaksinat për femi. Qe sa doza!

vaksinatt

Ministria e Shendetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike njoftojnë qytetarët e vendit se në Kosovë kanë ardh 94 mijë doza të vaksinës Pentavax (DPT/Hep B/HiB) për vaksinimin e femijëve simbas Programit të Zgjanuem të Imunizimit.

“Këto vakcina janë të prodhueme na Kallnor të këtij viti, ndërsa mbas regjistrimit të tyne, sot ka fillue shpërndamja e tyne dhe janë informu të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sasia e vakcinave që marrin komunat mvaret nga kerkesat e tyne”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Si bahet e ditun në këtë njoftim në ditët në vijim, prindit, në bashkëpunim me njisitë e vaksinimit nëpër QKMF, duhet t’i vaksinojnë femijët e tyne me këtë lloj të vaksinës simbas programit të vaksinimit.