Arsyet pse dietat munden me çue në depresion​

Heqja dorë nga buka, makaronat, karbohidratet dhe zavendësimi i tyne me nji dietë me pak kalori ndikon në humbjen e peshës, por ekspertët paralajmërojnë për shejat e ankthit dhe ndryshimin e humorit nëse bani nji gja të tillë.

Dietologia australiane, Lyndi Cohen, thotë se kur zgjedhim të mos kemi karbohidrate në dietën tonë, emocionet ndryshojnë në mënyrë drastike, mbasi karbohidratet çlirojnë kimikate pozitive në trupin tonë.

“Kur truni juej nuk merr mjaftueshëm, apo nuk prodhon mjaftueshëm nga këto kimikate, mundet me shkaktue depresion, i cili asht nji nga arsyet kryesore për me mbajtë nji dietë të balancueme që përfshin të gjitha grupet e ushqimeve”, tha ajo.

Ka nji lidhje mes asaj që na hajmë dhe ndjejmë dhe Cohen thotë se asht truni që zgjedh çka me hangër dhe kur, asht e randësishme si për shëndetin mendor dhe stilin e shnetshëm të jetesës.