Arsyet pse nuk duhet me hy n’deti, mbasi keni hangër ushqim

Krejt kemi marrë këshilla, të paktën njiherë të vetme në jetën tonë se nuk duhet me u la në det sapo kemi hangër, mbasi na rrezikohet jeta.

Në fakt, të dhanat shkencore në lidhje me mostretjen mes orareve te ushqimeve para lamjes në ujë dhe rrezikut të mbytjes, janë të pakta. Por, na mundemi e i marrë disa këshilla për mënyrën se qysh duhet me veprue sapo kemi hangër nji ushqim në pllazh.

Rreziku ma i madh asht se mos mbrenda trupit tonë ndodh bllokimi i tretjes së ushqimit të konsumuem nga stomaku, që vjen si pasojë e ndryshimit të menjihershëm të temperaturës trupore kur futemi në det.

Por, rreziqe të ngjashme vijnë edhe nëse kemi konsumue nji pije shumë të ftoftë, ose kur kalojmë nga nji ambient i ngrohtë në nji ambient tjetër me ajër të kondicionuem që e ka ulë temperaturën.