Arsyet pse shkaktohet dridhja e pavullnetshme e synit

Dridhja e synit asht nji veprim që na ndodh shpesh, por na nervozon tepër, sepse nuk mundemi me kontrollue.

Simbas studimeve, dridhja quhet ‘myokymia’, ndodh kur muskujt dhe nervat e synit stimulohen.

Kjo gja shkaktohet prej lodhjes, pagjumësisë apo konsumit të alkoholit, duhanit dhe kafeinës.

Stresi asht nji nga shkaktarët, i cili ban që të ndodhin lëvizje të tilla të pakontrollueshme. Për fatin e mirë, raste të tilla ndodhin rrallë dhe nuk janë shqetësuese, por sugjerohet me u ba gjumë i mirë për me parandalue.