Asht shpikë molekula e pagjumësisë, qe ndikimi!

Shkencëtarët japonezë vazhdojnë me revolucionin e shpikjeve që u vijnë në ndihmë jetës së ngarkueme të njerëzve sot. Mbas mbrami ata kanë prodhue nji molekulë, e cila ka me reduktue shqetësimet që lindin mbas fluturimeve të gjata dhe efektet negative të punës me ndërrime, të cilat shkaktojnë edhe ndryshime në ciklin 24 orësh në trupin e njeriut.

Studiuesit e Institutit të Ndryshimit Biomolekular në Universitetin Nagoya pretendojnë se molekulat që kanë prodhue, rregullojnë nga e para ciklin gjumësi-pagjumësi tue ndikue në enzimën CRY, e njohun ndryshe edhe si “proteina sahat”.

Shkencëtarët bajnë me dije se orën biologjike të trupit të njeriut e përcaktojnë 4 proteina kryesore, të njohuna me emrat CLOCK, BMAL1, PER dhe CRY, ndërsa shtojnë se, proteinat PER dhe SRY ciklin ditor e përfundojnë tue bllokue me radhë proteinat e tjera CLOCK dhe BMAL.

Studiuesit e Universitetit Nagoya thonë se molekula që kanë shpikë ata shkurton ciklin biologjik 24 orësh tue ushtrue ndikimin e saj mbi proteinën CRY dhe asht shpresëdhanës për zgjidhjen e shumë problemeve që kanë të bajnë me gjumin.