Aspirinë dhe lang limoni, sekreti për nji ftyrë pa asnji rrudhë

Mund të mos e keni idenë se çka asht e aftë me ba aspirina për ftyrën tuej deri në momentin që vendosni me përdorë atë si nji sekret bukurie. Efekti që ajo jep kur kombinohet me limonin asht vërtetë i mahnitshëm.

Aspirina dhe langu i limonit asht nji kombinim perfekt për ftyrën, sepse aspirina përmban acid salicilik, i cili vepron si nji mbrojtës kimik. Langu i limonit nga ana tjetër, minimizon damet që shkakton dielli.

Ju nevojitet:

6-12 aspirina

Lang limoni

Sodë buke

Shtypni me nji objekt të fortë aspirinat dhe shtoni në të lang limoni derisa të marrin formën e nji paste.

Aplikone maskën në ftyrën tuej tue e lanë në të për 10 minuta. Largone maskën nga ftyra tue përdorë sodën e bukës me ujë me anë të nji pambuku.

Mandej, shpërlane ftyrën me ujë të bollshëm. Këtë maskë ju mund ta përdorni 1 ose 2 herë në javë. Nuk rekomandohet për likurë të ndjeshme, mbasi mund të shkaktojë thamje të likurës.