Autizmi mundet me u “lexue” në sytë e fëmive qysh në ditët e para të jetës

Tue pa në sytë e nji bebe të porsalindun mundet me u diagnostikue autizmi. Diagnostikimi shumë kohë para se me u shfaqë simptomat e para, i hap rrugë nji trajtimi ma të hershëm e ndoshta edhe ma rezulltativ.

Ky asht rezulltati i nji studimit të kryem nga Universiteti i Trentos në Itali. Studimi asht publikue në revistën “Scentific Reports”.

Studiuesit italianë kanë krahasue reagimet ndaj stimujve socialë (p.sh. lëvizje të duerve) të 13 fëmive të moshës 6-10 ditëshe, të cilët kishin rrezik të naltë të shfaqjes së autizmit (kjo, sepse kishin motra ose vllazën në moshë ma të madhe, të prekun nga ky çrregullim) dhe 16 të porsalindunve të tjerë me rrezik të ulët.

Diferenca mes dy grupeve ka rezulltu e qartë: bebet me rrezik të naltë humbin shumë shpejt interesin për stimujt socialë, pra lëvizja nuk asht ndjekë për shumë kohë.

Ndërsa, bebet me rrezik të ulët preferonin në mënyrë të qartë stimujt socialë në krahasim me stimujt e tjerë.