Autori i njohun amerikan: Kanceri mundet me u shnosh për 3 minuta

Këtë teori të mahnitshme ka vite të tana që e ekspozon autori i njohun amerikan Gregg Braden, i njohun simbas teorive për shnoshjen e kancerit.

Gregg Braden thotë se emocionet ndikojnë në ADN tonë dhe se fuqia kolektive e mendimit, sikur që janë lutjet, apo sugjerimet, mund të na shnoshin nga çdo sëmundje fizike.

Ai thotë se qelizat e kancerit krijohen si pasojë e veprimit të qëllimit dhe vetëdijes së egzistimit të lidhjes midis mendimeve tona dhe manifestimeve në botën fizike, tue përdorë fushën, e cila i lidh të gjitha. Kjo fushë eterike, për të cilën fol ai, asht dëshmue edhe shkencërisht dhe ashtprezentue në revistën profesionale “Nature”

Kontrolli mbi mendimet dhe emocionet

Mendimet dhe emocionet tona krijojnë nji fushë elektromagnetike. Valët e kësaj fushe elektromagnetike arrijnë deri në nji largësi prej 1 metri nga trupi ynë. Edhe Nikola Tesla kishte thanë dikur se, nji ditë, me anë të fuqisë së mendjes, njerëzit kanë me prodhue rrymë elektrike, gja që dmth se mendimet tona janë energji shumë e fortë. Por, kjo vlen për mendimet e përqendrueme, e jo të shpërndame në krejt atë që shohim dhe ndjejmë. Mendimet e përbashkëta mund ta krijojnë nji fushë të fortë elektromagnetike dhe të veprojnë në rrethinë. Kur të zhvillohet kjo teknikë, ajo ma nuk asht trillim, por paraqet nji teknologji te e cila mvaret shnoshjai. Këtë e ka dëshmue nji incizim tronditës i bamë në nji spital në Kinë, ku shihet shnoshja ei kancerit me madhësi 3×2,5 cm për ma pak se tre minuta, gja që asht pa me ultrazë në ekran. Që të jeni në gjendje ta krijoni nji rrezatim të fortë elektromagnetik duhet të mësoheni ta vnoni kontrollin mbi mendimet tueja dhe mbi emocionet, tue i forcue me ushtrime.

Emocionet ndryshojnë ADN’n

Emocionet dhe ndjenjat tueja janë pasqyra juej. Krejt çka prodhojmë mbrenda nesh, e rrezatojmë në ambient. Nëse, psh, themi, nji ditë kam me u shnosh, apo nji ditë kam me qenë i lumtun, nji ditë kam me u punësue, atëherë pasqyra na thotë se kjo nuk ka me ndodhë kurrë, apo ka me ndodhë, por në nji të ardhme të largët. Nëse përkundër kësaj themi dhe ndjejmë se jemi tue ndryshue tash, këtë moment, sikur kjo tashma të kishte ndodhë, atëherë neve na ndodhë nji ndryshim, vjen deri te ndryshimi i ADN’s tonë, e me këtë edhe të vetes tonë.

Me shekuj të tanë shkenca na ka thanë se besimi dhe ndjenjat nuk kanë ndikim në sëmundjet dhe jetën tonë, por psiko-onkologjia e thotë të kundërtën. Janë vet ndjenjat, mendimet, emocionet dhe besimi ato që ndikojnë në gjithçka që ndodhë në jetën tonë.