Ban Ki-moon kërkon falje, OKB fajtore për përhapjen e kësaj epidemie në Haiti

bankimoon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB’s, Ban Ki-moon ka kërkue për herë të parë falje për rolin e luejtun nga Kombet e Bashkueme në përhapjen e epidemisë se kolerës në Haiti.

“Na nuk kemi ba aq sa duhet për me parandalue epideminë e kolerës dhe përhapjen e saj në Haiti”, asht shprehë ai.

Epidemia e kolerës shkaktoi vdekjen e 9,300 personave dhe shkaktarë të shpërthimit të kësaj epidemie ishin trupat paqeruajtës të Kombeve të Bashkueme, mbasi derdhën ujnat e zeza në lum.

“Si nji babë dhe nji gjysh ndihem tmerrësisht keq për dhimbjen që kanë kalue shumë familje, nuk kemi me harrue kurrë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB’s.

Ban Ki-moon ka paraqitë gjithashtu edhe nji qasje të re për me ba të mundun zhdukjen e kolerës nga Karaibet si dhe të mbledhen 200 milion dollarë fonde për me ju ardhë në ndihmë familjeve dhe komuniteteve ma të prekuna nga shpërthimi i kësaj epidemie.