Banane dhe mjaltë – maska ma e mirë për fytyrën!

Për me heq aknet dhe njollat e zeza në fytyrë nuk keni përse të harxhoni para tue ble produkte të shtrejta kozmetike.

Mjafton vetëm të keni këta dy perbamës: mjaltë dhe banane.

Shtypeni mirë bananen me nji pirun, shtoni mjaltin dhe perzieni mirë.

Maskën e përgatitun aplikojeni në fytyrë për 10 minuta.

Në fund lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Në vend të bananes mund të përdorni edhe mollën.

Prisini mollën në feta shumë të holla, shtoni mjaltin dhe përzieni mirë.

Aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 10 minuta.

Në fund lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.