Bani këto ushtrime për sy 3 minuta në ditë, keni me rregullue shikimin!

Vetëm 3 minuta në ditë mjaftojnë me i ushtrue sytë tuej dhe me përmirësue shikimin apo me pengue dobësimin e tyne.

1. Mbani kapakët e syve me gishta

Asht dukuni normale në kohën e sotme me qenë të parregullt dhe që sytë shpesh me ju lodhë. Prandaj, bajeni këtë ushtrim dhe për vetëm nji minutë keni me i pushue muskujt e syve.

-Mbyllni sytë dhe vini nga nji gisht në vendet ku kapakët bashkohen.
-Përsëritni këtë proces 5 deri në 10 herë.

2. Kryqëzoni sytë

Merrni ndonji objekt, për shembull lapsin, vendoseni në largësi të gjatësisë së dorës suej, saktësisht midis syve dhe afrone ngadalë deri te hunda.

– Tanë kohën fokusone lapsin.

– Mbasi që pothuejse keni prekë hundën, sërish ngadalë largone deri në gjatësinë e dorës

3. Ndërrone fokusin

Me këtë ushtrim keni me ba që bebëzat e syve me u zgjerue dhe me u mbledhë, gja që ka efekte pozitive të shumëfishta për shikimin tuej.

– Zgjidhni nji objekt, i cili asht i larguem nga ju rreth 10 metra, edhe nji objekt tjetër, i cili asht larg nga ju rreth 3 metra dhe shtrine gishtin e madh të dorës para vetes në largësi të dorës.

– Ndërrone fokusin nga gishti juej drejt objektit të largësisë prej 3 metrave, mandej drejt atij në largësinë prej 10 metrave. Mbane fokusin për disa minuta.