Bashkëpunim në mes të dy inspektorateve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, në shoqni të kryeinspektores shëndëtsore Ardita Baraku, priti sot në takim kryeinspektoriatin e shëndetësisë së Shqinpnisë me qëllim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Rrahmani mirëpriti vizitën e inspektoriatit të Shqipnisë, Eltar Deda, t’u thanë se në këtë mënyrë forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve dhe të jepet kontribut në ngritjen e kapaciteteve të reja.

Se çka u bisedue në takim e çka pritet me ndodh mbas tij tregoi Dr. ELTAR Deda.

Ministri Rrahmani tha se vizitat e tilla forcojnë bashkëpunimin që kanë dy shtetet në mes tyne, dhe japin kontribut në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të reja tu’ shkëmbye eksperiencat praktike inspektuese.

Për viziten e bashkëkombasve tanë foli edhe Kryeinspektorja e shëndetësisë së Kosoves Ardia Baraku.

Ma tej, vizita e delegacionit te Inspektoriatit Shëndetësor të Shqipnisë në Kosovë, asht vijim i zbatimit të marrëveshjes se Bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë së nënshkrueme me 25 Prill 2014 nga ministrat e dy shteteve.