BE n’alarm, 40% e ujnave janë të ndotun n’Shqipni

40 % e ujnave shqiptare te lumejve dhe detnave janë të ndotuna çka perbajnë nji risk serioz për detin Adriatik dhe Jon dhe gjallesat që rriten në to,  mbasi nëpërmjet lumejve shkarkohen ujna të zeza dhe mbetje urbane të papërpunueme ma parë.

Bashkimi Europian i ka dhanë nji randësi të veçantë cilësisë së ujnave dhe ky vlerësim asht ba nga Agjencia Europiane e Mjedisit me seli në Vjenë.

“40 % e ujnave të Shqipnisë janë të nji cilësie jo të mirë. BE ka vlerësue se për me i sjellë në parametra nevojiten 2 miliardë euro. Ndërkohë që deri tash janë sigurue 100 milionë euro për ndërtimin e impianteve për përpunimin e ujnave dhe mbetjeve urbane”, shprehet Miriam Angoni.

Ndonëse janë ndërtue impiante në Durrës, Shkodër dhe Vlorë me qëllim përpunimin dhe përmisimin e cilësisë së ujnave ma parë se të derdhen në det, pushteti vendor në këto qarqe nuk asht kujdes për funksionimin e tyne.

Në Vlorë impianti i përpunimit të ujnave që kur u ndërtue, pothuejse nuk ka funksionue hiq dhe tanima kerkohen miliona euro për me rikonstruktue. Ndërsa në bashki të tjera nuk funksionojnë me kapacitet të plotë, shkreun TCH.