Bebet me 3 prindë, sfida e fundit e mjekësisë!

“Bebet me tre prindë” mund të bahen realitet deri në fund të vitit të ardhshëm, mbas nji analize të suksesshme para klinike, kanë njoftue shkencëtarët.

“The Independent” shkruen për nji procedurë kontroverse e cila tash ka me ju referue rregullatorëve.

Po shikohet mundësia për me vlerësue nëse ajo mund të licencohet për përdorim te femnat në Britani. Terapia e zavendësimit të mitokondrisë zavendëson nji pjesë të vogël të ADN’s me të meta të nji nane në vonë e saj, me ADN’n e shëndetshme të nji femre tjetër. Kjo procedurë ban që bebet me trashëgue gjenet nga nji babë dhe dy nana,

Tue heq ADN’n me të meta, shkencëtarët mund të reduktojnë gjasat që bebet të lindin me sëmundje mitokondrialë, të cilat barten nga nana te fmitë.

Ato janë probleme të rralla por serioze, që priren me u shfaq në fmini dhe nganjiherë munden me rezultue fatale para moshës madhore.