Befasi: Ky asht ushqimi ma i shtrejtë në botë

Ushqimi ma i shtrejtë në botë asht nji pjepën i quejtun Yubari dhe bahet fjalë për nji lloj të veçantë pjepni, që kultivohet në qytetin japonez, Yubari.

Nji copë e këtij fruti mund të kapë nji çmim shumë absurd. Ai mund të arrijë deri në 23.500 dollarë. Nji herë, kilogrami i tij arriti deri në 3000 dollarë.

Thuhet se ai nuk ka asgja të veçantë nga lloji tjetër. Madje edhe shijen e ka të njajtë me pjepnin normal.

Në Japoni ky lloj fruti u dhurohet personave të dashun në raste të veçanta.