Bild: Birrat gjermane me pesticide!

Çokollatat, bananet dhe tashma birra.

Duket se Europa asht n’alarm për atë që po konsumon.

Simbas të perditshmes ma të madhe gjermane, Bild, ambientalistët kanë dhanë alarmin: Birrat ma popullore gjermane kanë pesticide.

Testimet me 14 birrat ma popullore gjermane kanë zbulu se ato kanë gjurmë të Glifosatit.

Sasia e këtij pesticidi varion nga 0.46 deri në 29.74 mikrogramë për litër.

Në rastin ma ekstrem, sasia e pesticidit asht 300 herë ma e naltë se masa e lejueme me ligj n’ujin e pijshëm, që asht 0.1 mikogramë.

Por për birrën nuk ka nji sasi kufini.

Birrat me sasi ma të mëdha të pesticidit janë Hasseroeder, Jever dhe Warsteiner.

Ekspertët thonë se edhe këto sasi nuk perbajnë rrezik për njeriun.

Megjithatë, ky pesticid dyshohet se shkakton kancer, edhe pse shkencëtarët thonë se nuk e kanë provu përfundimisht diçka të tillë.