Bill Gates shokon me këtë deklaratë, kjo asht smundja e cila e rrezikon njerëzimin në t’ardhmen!

Me tanë këto fatkeqësi natyrore të cilat janë tue e pushtue botën, dhe n’anën tjetër kërcënimet për luftë me bomba nukleare, tash asht ba e vështirë të dihet se cili rrezik asht ma i frigshmi për njerëzimin.

Por nji nga kërcënimet ma të mëdha që ekziston për momentin, asht faktikisht edhe ma i vjetri: nji smundje ngjitëse, e cila mundet m’u zhvillue në mënyrë natyrale apo m’u krijue nga vetë njerëzit, siç asht rasti i bioterrorizmit.

Siç kanë shkrue së fundmi Bill dhe Melinda Gates, sëmundjet – ngjitëse dhe kronike – janë kërcënimi ma i madh publik me të cilin ka m’u ballafaque bota në dekadën e ardhshme. Dhe pamvarësisht se Gates kanë thanë në nji konferencë shtypi se sa i përket smundjeve kronike janë shënue progrese, prapë se prapë si njerëz jemi të papërgaditun të ballafaqohemi me smundje ngjitëse.

Bill ka deklarue se dekada e ardhshme ka me qenë ma problematikja për njerëzimin, dhe asht nji rrezik i madh.

Sipmbas ekspertëve të kësaj fushe, Bill Gates e ka me të drejtë këtë shqetësim, të cilët thonë se nji epidemi e ardhshme mundet me i vra ma shumë se 30 milionë njerëz për ma pak se nji vit.

Simbas tyne, kjo smundje ngjitëse mundet m’u shkaktue nga vetë natyra, por mundësitë janë se edhe mundet m’u shkaktue nga veprimet e njerëzve.

 

Shperndaje në: