Birra e mirë për zemër. Qe sa duhet me i pi n’ditje!

Nëse dëshironi çdo ditë me pi nji apo dy birra, ju nuk do të keni brenga për jetën.

Së paku kur asht fjala për shëndetin e zemrës.

Si asht konstatue, konsumimi i rregullt i birrës ul rrezikun e pikës në zemër.

Si konstatojnë shkencëtarët italianë, të cilët kanë studiue 150 hulumtime lidhun me këtë temë, sasia ideale për mashkujt asht dy birra të vogla në ditë, ndërsa për femnat mjafton nji birrë.

Alkooli ka fuqinë që të ngrejë nivelin e kolesterinës së mirë në trup, mirëpo me të nuk duhet të teprohet.

Në të vërtetë, pos që çon drejt alkoolizmit, në raste të veçanta nxit shfaqjen e disa llojeve të kancerit te njerëzit të cilët janë grup i rrezikuem.

Megjithatë shkencëtarët pajtohen që pimja me masë e birrës jo vetëm që nuk mund të damtojë, por asht edhe e mirë për shëndetin.

Kjo pije nuk përmban yndyrë, kolesterol, por asht e pasun edhe me materie ushqyese si fibrat, magnezi, seleni, kaliumi, fosfori, kromi dhe vitaminat e kompleksit B.

Disa studime shkencore kanë tregue se birra asht e mirë për shëndetin e përgjithshëm dhe ka efekt parandalues për shumë sëmundje.