Bjen miti i njeriut që infektoi Amerikën me AIDS, mija të tjerë ishin bartës qysh prej viteve ’70

Ishte demonizue si njeriu që sjelli smundjen e AIDS në Amerikë. Për shumë dekata francezo-kanadezi Gaetan Dugas u cilësue si “Pacienti Zero” dhe burimi i epidemisë që shpërtheu në New York në vitet ’80.

Nji kërkim i ri shkencor i publikuem në revistën “Nature” arrin në përfundimin se Gatean Dugas ishte nji nga mija të infektuemit me Hiv Aids në këtë periudhë. Smundja u njoh zyrtarisht në vitin 1981, kur te shumë homoseksualë u shfaqën të njajtat simptoma. Studimi kallxon se epidemia e New Yorkut pati nji rol vendimtar në përhapjen e smundjes mandej edhe Europë.

Studimi u krye nga Universiteti i Arizonas që analizoi rreth 2 000 mostra gjaku, tue zbulue se shfaqjen e saj smundja e pati në vitin 1971.

Gaetan Dugas që në atë kohë punonte në kompaninë Air Canada u akuzue si njeriu që sjelli smundjen në SHBA mbasi kishte pranue se kishte krye marrëdhanie seksuale me 750 mashkuj në harkun kohor të 3 vjeteve. Por, vetëm sepse pranoi me bashkëpunue me mjekësinë u anatemue si pacienti i parë me AIDS.

Në fakt, kishte mija të tillë që ishin bartës të virusit. Smundja mendohet se asht shfaqë për herë të parë në katundin Kinsasa të Kongos për me kalue mandej në Caraibe dhe Shtetet e Bashkueme.

image_2016_10_27_1212_1477563049