Boll i numruet kalorite. Qe qysh mundeni me u lige!

kalorite

Boll, mos numëroni ma kaloritë dhe boll harxhuet pare për m’u lige e humbe kilogram.

Çelësi për me u lige asht ky: hani djathë dhe çokollada edhe pini venë të kuqe.

Profesori Tim Spector nga Kolegji Mbretnor në Londër thotë se këto ushqime ndihmojnë me u tubue ma shume “bakterie të mira” në trupin tonë, që na ndihmojnë me u ba elegantë.
Nëse nuk e dini, barku i nji njeriu përmban rreth 1.8 kg bakterie. Disa ndihmojnë në tretjen e ushqimit, të tjerat lidhen me oreksin dhe ruejtjen e yndyrës. Por s’jane krejt të damshme.

Profesori Spector thotë se tue konsumue ushqimet e duhuna, na kultivojmë ma shumë bakterie të mira. Sa ma shumë ushqime të llojllojshme qe hajme, aq më shumë lloje të ndryshme mikrobesh formohen në trup, tue na ba ma te shnetshëm.