Çaji me banane, receta e duhun për nji gjumë të shnetshëm!

caji-banane

Gjumi i mirë ka nji randësi të veçantë në shëndetin e përgjithshëm të organizmit tonë.

Ndërsa pagjumësia asht nji fenomen që mund të dergojë në probleme të ndryshme të shëndetit, si kanceri, obeziteti, dhe diabeti.

Modelet e parregullta të gjumit ose pagjumësia mund të çojnë në pasoja të tmerrshme për shëndetin.

Nji recetë natyrale që ju vjen në ndihmë për këtë asht; nji banane e përgaditun me çaj dhe pak kanellë 1 tenxhere të vogël me ujë.

Përgaditja e këtij ilaçi asht shumë e lehtë dhe e shpejtë.

Ajo çfarë duhet të bani asht të prisni skajet e bananes dhe të vendosni bananen në nji tenxhere me ujë të valë.

Lereni atë në vlim dikun 10 minuta dhe pastaj derdhni langun në nji gotë te madhe (të filtrueme).

Spërkatni pak kanellë mbi të.

Pini këtë çaj të shijshëm natyral nji orë para se të shkoni për të fjet.