Çekia kallxon per rastet e para me Zika

Zyrtarët çekë të shendetësisë kanë raportu për rastet e para me virusin Zika në Republikën Çeke.

Nuk asht ende e qartë se ku njerëzit në Çeki e kanë marrë virusin.

Nuk dihet nëse ata kanë udhëtu në vendet si Brazili, ku Zika, e cila vjen nga mushkonja, ka godit ma së randi.

Zyrtarët çekë kanë thanë se do të dalin me ma shumë detaje gjatë ditës.

Organizata Botnore e Shendetësisë e ka shpall Zikën emergjencë nderkombëtare shëndetësore më 1 Fror.

OBSH ka thanë se dyshon fuqishëm se Zika shkakton defekte në lindje të foshnjave.

Mija femijë në Brazil raportohet se kanë lindë me tru të pazhvilluem, dukuni që ndryshe njihet edhe si mikrocefali.