Celuliti, a mund të hiqet për krejt!

celulitiii

Celuliti asht tmerri i çdo femne.

Ato shejat në lëkurën e kofshëve, të pasmeve që duket se nuk zhduken kurrë.

Prej vitesh, mija metoda janë shpik për zhdukjen e tij, por duket se kjo gja asht shumë e vështirë.

David Godberg, nji dermatolog dhe specialist i lëkurës ka tregu nëse asht e mundun ta zhdukim celulitin njiherë e mirë.

“Nëse nana jote e ka, atëhere probabiliteti asht i naltë që ta kesh dhe ti. Femijët e kanë kur janë të vegjël sepse trupi i tyne përmban estrogjenin e nanës.

Ma vonë zhduket dhe shfaqet perseri gjatë pubertetit.

Ndërkohë që karakteristika të tilla si gjatësia apo paraqitja mund ta zbehin celulitin, në të vërtetë ai nuk zhduket asnjiherë plotësisht.

Kremnat, ushtrimet fizike apo dietat, nuk janë asnjihere 100% efektive.

Liposuksioni me lazer ka tregue që mund ta eliminojë deri ne njifarë niveli, por kjo asht nji procedurë që kerkon ndërhymje dhe anestezi.

Boll patë të famshmit nepër foto. Ajo që shihni asht thjesht fotoshop” ka thanë ai.