Çfarë ushqimi duhet me hangër në Ramazan?

Ndryshimi i zakoneve të ushqyemjes në muejin e Ramazanit mundet me shkaktue edhe probleme shëndetësore.
Koha e gjatë e agjerimit dhe nji ushqyemje e gabueme shkakton ngadalësimin e metabolizmit, çrregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, lodhje, nervozizëm, dhimbje kreje dhe probleme në tretjen e ushqimit.

Çfarë duhet pasë kujdes për nji muej të shnetshëm Ramazani?

Duhet me u çue patjetër në syfyr, sepse koha e agjerimit asht e gjatë. Nëse në syfyr hani ushqime të pasuna me karbohidrate, keni me kalue diten ma nervozë.

Mundeni me hanger bukë me djathë, ullij, vezë dhe qumësht ose pilaf me kos. Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju mban të ngopun. Mundohuni me qendrue larg gjanave të skuquna dhe produkteve me yndyrë.

Në iftar prisheni agjerimin me ujë dhe mandej me nji supë të ftoftë ose të ngroftë me nji copë buke. Nëse mundeni, bani nji pushim prej 20 minutave mbas supës dhe mandej vazhdoni me gjellën me zarzavate apo me mish. Gjellën mund ta shoqërojmë me shumë pak pilaf ose makarona sipas dëshirës

Për me plotësue nevojën e trupit për proteinë, në iftar hani mish, mish pule, peshk apo nga grupi i bishtajoreve. Shoqnoni me nji sallatë ose zarzavate, në këtë mënyrë keni me i parandalue problemet e tretjes, dhe e ekuilibroni sheqerin në gjak.

Në Ramazan duhet me pi ma shumë langje. Pimja e 2-2,5 litra ujë nuk duhet me u ba vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes kohëve të ushqimit.