Çika, kujdes nga uji i detit, qe për çka!

Nji ndër problemet që kanë vajzat kur shkojnë në pllazh, asht mirëmbajtja e flokëve, mbasi në ditët e nxehta me diell dhe nën efektin e ujit të detit, flokët pësojnë shumë damtime.

Po renditim disa këshilla që duhet me i pasë parasysh kur të shkoni me pushime, në mënyrë që flokët tueja të mos damtohen shumë.

Lagni flokët me ujë përpara se të hyni në det. Lyni flokët me krem mbrojtës. Mbas notit lani flokët me shampon dy herë. Mbani balsamin në flokë përreth 15 minuta.