Çka duhet me hangër në këtë të nxehtë?!

E bardha e vezës

Vezët janë plot me proteina, vitaminë B, kalcium dhe Omega 3, acide yndyrore të domosdoshme për me ruejtë likurën të re e të freskët.

Mundeni me përdorë edhe si maskë, nji herë në javë tue i shtue veç disa pika limoni. Pastron poret, redukton yndyrën e tepërt, por edhe i jep shkëlqim likurës dhe flokëve.

Kosi

Asht nji nga variantet ma të mira gjatë verës, sepse asht shumë i freskët, i pasun me kalcium, zink dhe ҫ’ash ma e randësishmja, me ezima mikrobakteriale, të cilat ndihmojnë organizmin me qenë në gjendje të mirë fizike. Këto dy produkte të bardha munden me ndihmue gjithashtu edhe për me krijue maska së bashku (kosi dhe e bardha e vezës) për ftyrën.

Mjalti

Mjalti asht ma shumë se thjeshtë i ambël. Asht nji prej superushqimeve të njohuna për mbrojtjen antibiotike dhe antibakteriale. I pasun me antioksidantë, enzima natyrale dhe shumë vlera të tjera ushqimore. Tue e përdorë vazhdimisht don me thanë likurë e pastër, por edhe imunitet ma i fortë.