Çka i ban vetmia trupit tuej?!

Me qenë i vetmuem dhe i izoluem nga shoqnia mundet me rritë rrezikun e sëmundjeve t’zemrës apo sulmeve në tru. Efekti që ka vetmia në zemrën e njeriut asht e ngjashme me ankthin ose të pasunit nji punë të vështirë, sugjerojnë ekspertët.

Hulumtusit nga Universiteti i New York, Universiteti i Liverpoolit dhe Newcastle, kanë marrë nën shqyrtim impaktin që ka vetmia në sëmundjet e zemrës.

Ata shqyrtuen 23 studime përkatëse, tue përfshi ma shumë se 181,000 të rritun, ku 4.628 prej tyne vuenin nga sëmundje koronare të zemrës. Mbasi i analizuen të dhanat, zbuluen se vetmia dhe izolimi shoqnohen me nji rritje prej 29% të rrezikut për sëmundje koronare dhe nji rritje prej 32% për goditje në tru.

Studimi sugjeron se mjekët duhet t’jenë të vetëdijshëm nëse pacientët e tyne janë të vetmuem ose jo, në mënyrë që ata me vlerësue nëse janë ose jo në rrezik. Studiusit bile bajnë thirrje për ma shumë kërkime në përdorimin e teknologjisë për bashkëveprim, mbasi ajo mundet me rritë ndërveprimin social dhe mundet me kontribue në këtë aspekt.