Çka i ndihmon shnetes tuej – masturbimi

Gazeta britanike The Independent i ka kushtu artikull mjekësor masturbimit, që ka tërheq vemendje të jashtëzakonshme dhe asht shpërnda mbi 31 mijë herë në rrjetet sociale.
Simbas The Independent, jane qesharake mitet se masturbimi asht i turpshëm apo se mundet me shkaktue sëmundje deri te verbimi.
Prekja e organeve gjenitale duhet çdramatizue, sepse asht nji proces normal dhe ndodh edhe kur bebet janë në barkun e nanës, si dhe në faza të shumta të jetës së njeriut.
Për gratë, masturbim mundet me ndihmue parandalimin e infeksioneve të qafës së mitrës dhe infeksionet e traktit urinar.
Prekja shtendos qafën e mitrës dhe kështu zhvendos mukozën e mitrës. Kjo mundëson qarkullimin e langjeve, tue i mundësue langjeve të mitrës me i eliminue plot bakterie.
Masturbimi mundet me i pakue dy lloje diabetesh, me ulë pagjumësinë përmes çlirimit hormonal dhe të tensionit.
Për burrat, masturbimi ndihmon në zvogëlimin e kancerit të prostatës, ndoshta tue i dhanë prostatës shans me i qit jashtë agjentat e mundshëm kancerogjenë.