Çka kallxojnë për shnetën tuej zhurma në bark, vesh e lemza

Krejtve na ndodh që trupi na lëshon sinjale të ndryshme si lemza, zhurma në vesh, zhurma në barkë, etj. Në shumicën e rasteve këta tinguj janë të padamshëm dhe nuk ju damtojnë shëndetin, por nëse ato shoqnohen me dhimbje dhe vazhdojnë për nji kohë të gjatë – duhet të konsultoheni me mjekun.

Zhurma e veshëve: Shkaqet kryesore të zhurmës në vesh munden me qenë: damtimet e veshit apo infeksionet. Ju duhet të konsultoheni me mjekun në rastet kur kjo zhurmë shoqnohet me dhimbje ose marramendje, sepse mund munden me ju tregue për sëmundje neurologjike.

Kërsitja e nyjeve: Kjo zhurmë mundet me qenë e zakonshme për shumicën e njerëzve kur qëndrojnë në pozicione të caktueme dhe ngrihen shpejt. Në rast se kërcitja e nyjeve shoqnohet me dhimbje, lëvizshmëni të kufizueme ose ngurtësi atëherë mundet me qenë nji shejë e ndonji ligamenti të damtuem ose sëmundje artriti.

Lemza: Kjo asht nji simptomë shumë e pranishme te njerëzit dhe zakonisht nuk tregon për ndonji problem shëndetësor. Në rast se lemza ju shoqnon për orë të tana atëherë mundet me ju kallxue për ndonjëiacarim të nervave.