Çka kallxon ngjyra e buzëve

ngjyra e buzeve

Ngjyra natyrale e buzëve reflekton ate që po ndodh në trupin tuej dhe për këtë arsye merret si tregues i shëndetit.
Buzët ndryshojnë me moshën dhe kohën. Ne të gjithë mujm me pase buzë të thata e të plasuna gjatë dimnit najhere, por buzët e thame e të çame mujn me qene shej e diçkafit që po i ndodh trupit.
Nëse buzët kanë ngjyrë të zbehtë, afër të bardhës apo te murme kallxon se jeni anemikë. Duhet me konsumue ushqime të pasuna me hekur (brokoli, mish të kuq, hurma arabe). 
Gjithashtu tregojnë probleme me lukthin dhe sistemin e tretjes, prandaj duhet me konsumue qershi, ananas, mango.

Buzë të kuqe: lidhen me frymën e keqe. Duhet me konsumue mjaltë, kastraveca dhe çajna të ndryshëm.
Buze te gjelberta e te zbehta: këtë ngjyrë të buzëve mundeni me fitue gjatë dimnit. Kjo tregon se ndoshta keni probleme me zemrën ose sistemin e frymëmarrjes. Në këtë rast këshillohet me u kosultue me mjek.

Kur buzët janë e kuqe e fortë gati në të zezë: keni probleme me tretjen. Përpiquni me konsumue ushqime të lehta për me i trete. Patate t’ambla, limon, supë. (shendeti.al)