Çka mundet me vra kancerin? Ky asht studimi që ju befason

Bakteria që shkakton helmim të ushqimit mundet me u përdorë për me e zhdukë kancerin, thojnë ekspertët e shëndetësisë.

Ata kanë zhvillue nji formë të ndryshueme gjenetikisht të salmonelës për me i zhdukë qelizat kancerogjene dhe me i lanë qelizat e shnetshme.

Ky eksperiment i fundit në fushën e trajtimit të kancerit asht quejt “bakterioterapi”.

Gjatë nji takimi përvjetor të organizuem në Boston, SHBA, hulumtuesit shkencorë nga Shoqata Amerikane për Zhvillimin e Shkencës treguen se gjatë eksperimenteve të para të kryeme te mijtë, tue përdorë nji verzion të modifikuem të salmonelës, u zvogëlue madhësia e tumoreve kancerogjene.

Studimi asht krye nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin Chonnam në Korenë e Jugut, me në krye shkencëtarin korean Jin Hai Zheng. Ai asht publikue në revistën ‘Science Translational Medicine’.

“Ky studim, i kryem te mijtë, tregon se bakteria mundet me u përdorë për me e pregaditë sistemin imunitar, per me i sulmue qelizat kancerogjene. Hapi i radhës asht me e kqyrë nëse kjo metodë asht e sigurt dhe nëse mundet me u përdorë për me i ndihmue pacientët”, deklaron dr. Catherine Pickworth, në Shoqatën Britanike për Hulumtimin e Kancerit.