CNN sjell nji dëshmi të mrekullisë së Nanë Terezes

Gjiganti CNN ka sjellë ditën e sotme, vetëm 3 ditë para shejtnimit të Nanë Terezës, nji nga dëshmitarët e mrekullive të saj.

Asht e pamundun për mue të harroj Nanë Terezën, së shpejti ajo ka me qenë “Shën Tereza e Kalkutës”- thot Gautam Lewis- Ajo më dha nji mundësi për me i pshtue varfnisë dhe ma ndryshoi jetën tue më çue të jetoj në Angli.

mmm_1472630119-9521131

Gautam, tashma nji pilot që jeton në Londër, ka lindun në Kolkata, Indi, në vitin 1977 dhe u braktis nga prindët e tij për shkak të nji sëmundje të randë dhe varfnisë.

“Une kam pasë poliomelitin dhe isha i paralizuem, familja ime nuk ishte në gjendje të kujdesej për mue si duhej…edhe tash unë kam lëvizshmëni të kufizueme të gjymtyrëve, por e konsideroj veten time me fat, sepse i kam mbijetue nji virusi, nga i cili shumë kanë vdekë”, shprehet ai.

mmmm_1472630110-2746481

“Edhe pse fillimi i historisë time nuk shihet si i lumtun, unë e konsideroj veten time me fat, sepse Nanë Tereza më mori nën kujdesin e saj”.

Gautam dhe Nënë Tereza, kanë qëndrue së bashku në shtëpinë e fëmijëve në kujdesin e “Misionareve të Bamirësisë”. Ai e kujton shejtoren nga Shqipnia si gjaja ma e mirë që i kishte ndodhë në jetë.

“Unë nuk e shihja çdo ditë, sepse kishte shumë punë për me ba në orarin e saj të përditshëm, por prapë se prapë ajo gjithmonë gjente kohën për të na kontrollue neve, fëmijët e saj – thotë ai i përmalluem-

Çdo të Diell, ajo vinte për të na veshë teshat ma të mira, dhe na sillte kapela te reja”.

Gautam kallxon se nuk mund te ecte, por se Nanë Tereza e ndiqte kudo në mënyrë që mos të lëndohej.

mm_1472630103-9148828