Dafina, bima fatsjellëse edhe në shneten tuej

Shqiptarët kanë nji histori të gjatë të mbjelljes së dafinës në kopshte tue gjetë 1001 mundësi për me përdorë ate.

Ajo besohet se sjellë fat në familje dhe simbas gojëdhanave thuhet se mbjellja e bimëve të dafinës afër shpive, largon goditjet e rrufeve.

Gjethet e dafinës vijnë nga familja Laurus Nobilis, vendlindja e të cilës asht Mesdheu. Kjo bimë asht e pasun me vitaminë C, vitaminë B dhe A. Kjo e fundit asht nji antioksidant natyral që njihet për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkënive.

Dafina ka në përmbajtjen e saj nji nivel të naltë të mineraleve si bakri, potassium, kalcium, hekuri, zinku dhe magnezi. Potassium ndihmon në mbajtjen nën kontroll të rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut. Hekuri asht thelbësor në prodhimin e qelizave të kuqe.