Dardhat, pse duhet me i hangër shpesh!

dardhaaa

Dardhat janë ushqim ideal i vjeshtës, i cili për shumë arsye duhet të konsumohet sa ma shpesh.

Arsyet janë të shumta, ndërsa në vijim ju sjellim vetëm disa prej tyne.

Dardhat janë nji fryt shumë i pasun me fibra.

Ushqimi i pasun me fibra ndihmon në parandalimin e fryemjes, ruejtjen e nivelit të shëndetshëm të kolesterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhuna edhe me rrezikun e reduktuem të kancerit të gjinit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Dardhat janë burim i nji vargu të tanë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6.

Për gratë shtatzana apo nanat që janë me femijë në gji, asht e dobishme informata se dardhat permbajnë acid folik.

Sa i përket mineraleve, dardhat permbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan.

Vitamina C dhe bakri janë antioksidantë, kështu që ngrania e dardhës ban mrekulli për imunitetin tuej.

Dardhat permbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për me absorbue kalciumin.

Prandaj dardhat janë të lidhuna me efektin pozitiv, kur bahet fjalë për osteoporozën.

Dardha konsiderohet edhe nji frutë hipoalergjen, që do të thotë se njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ushqimit mund të hanë dardha pa u frigësue prej efekteve anësore.

Me hanger tre apo ma shumë porcione të frutave në ditë, si për shembull dardhës, mundet me ulë rrezikun prej degjenerimit makular senil, i cili asht shkaku ma i shpeshtë i humbjes së të parit te të moshuemit.

Kuercetina asht nji tjetër antioksidant që gjendet në levoren e dardhës dhe ndihmon në parandalimin e kancerit dhe damtimin e arterieve të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës.

Gjithashtu, nji studim i kohëve të fundit nga Universiteti Cornell ka zbulu se konsumi i dardhës ndihmon në parandalimin e sëmundjes Alzheimer.

 

2-dardha