Deklarata shokuese e nji mjeku: Njerëzit nuk vdesin nga kanceri, por nga kimioterapia

“Njerëzit, të cilët nuk i nënshtrohen kimioterapisë jetojnë mesatarisht 12 vite e gjysë ma shumë se pacientët që i nënshtrohen këtij trajtimi”, ka thanë Dr.Jones.

Simbas statistikave të fundit, rreth 1 në 2 burra dhe 1 në 3 gra kanë me u përballë me kancerin në jetën e tyne dhe ky asht me të vërtetë nji lajm i keq kur dihet se metodat moderne të “trajtimit”, janë shpesh joefektive dhe i bajnë simptomat e smundjes edhe ma të vrazhda.

Në fakt, simbas nji mjeku në Berkeley, kimioterapia nuk funksionon në 97 për qind të rasteve.

Dr. Hardin B. Jones nji ish-profesor i fizikës mjeksore dhe fiziologjisë ka kallxue se trajtimi bazë për kancerin që asht kimioterapia nuk funksionon.

Ai ka studiue për 25 vite jetëgjatësinë e pacientëve të smutë me kancer dhe ka ardhë në përfundim se kimioterapia ban ma shumë dam se sa dobi.

“Njerëzit, të cilët pranojnë trajtimin me kimioterapi vdesin mbrenda 3 viteve e disa të tjerë edhe mbas disa javësh”, asht shprehë ai.

Simbas mjekut, krejt kjo asht nji lojë për përfitime financiare që janë mjaft të mëdha.

“Pacientët, të cilët nuk ndjekin kimioterapi, jetojnë 4 herë ma gjatë se sa ata që pranojnë trajtim të tillë dhe ky asht nji mit që asht krijue kryesisht për qëllime të përfitimeve dhe asgja ma tepër”, ka thanë doktori.

Simbas doktorit, duhet të praktikohen metoda ma natyrale të trajtimit të kancerit dhe jo kimioterapi.