Diabeti, 800 të sëmurë mbrenda vitit në Kosovë

7 Prilli asht Dita Botnore e Shëndetësisë e poashtu në këtë datë shënohet edhe dita Botnore Kundër Diabetit.

Diabeti asht nji sëmundje serioze, që nëse nuk trajtohet, mundet me çue në sëmundjet e zemrës, verbni, mosfunksionim të veshkave dhe komplikime të tjera që rrezikojnë jetën.

Se kjo sëmundje asht gjithnji e në rritje, e tregojnë edhe shifrat që dha shefi i Organizates Botnore të Shëndetsisë në Kosovë, Skënder Syla.

Ndërsa doktorja endokrinologe, Iliriana Agoranci, i kërkoi ministrit të Shëndetsisë që listës esenciale të barnave me iu shtue edhe insulina, fijet e shiritat.

Ajo shtoi se mbrenda vitit të kaluem 1 mijë e 110 pacientë janë vizitue në endokrinologji ndërsa të diagnostifikuemit me diabet janë 800.

Sëmundja e diabetit vjen edhe për shkak të stresit, nervozës, ushqimit jo të shëndetshëm, mungesës së aktiviteteve fizike etj.