Dieta “8 orë”: Hani çka të doni dhe humbni në peshë

Kjo dietë bazohet në parimin se mundeni me hanger çfarë të doni dhe qysh të doni, por në intervale kohore të caktueme prej 8 orëve. Për shembull, nga ora 10 deri në orën 18, hani çfarë të doni dhe qysh të doni, e 16 orët e mbetuna nuk hani asgja.

Dieta 8 orëshe asht nji nga dietat ma popullore në botë, shkaku i parimeve të forta në të cilat bazohet. Kjo dietë nuk kërkon shumë planifikime, blemje apo gatim për ushqime të veçanta, numërim të kalorive e kështu ma tutje. Thjesht, mundeni me hanger çfarë të doni dhe qysh të doni në interval kohor prej tetë orëve.

Pra, me randësi asht me hanger nga ora 10 deri në orën 18, e 16 orët e mbetuna nuk hani asgja të vetme. Mendohet se në këtë mënyrë keni me përshpejtue metabolizmin dhe se keni me shkri shumë yndyrë.