Dieta ma e mirë për me u dobësue simbas shkencëtarëve t’Harvardit

Për ranien n’peshë ndonjihere ma shumë randësi ka mënyra e ushqyemjes sesa minutat që shpenzojmë në fitness. Nëse doni me pa rezultate të menjihershme, shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit thonë se duhet me konsumue ma pak karbohidrate dhe jo ma pak yndyrna.

Gjatë nji studimi të kryem me diku 68 mijë pacientë, ata zbuluen se dieta që përmban ma pak karbohidrate asht ma e mirë për me ra n’peshë, krahasue me dietën që përmban ma pak yndyrna. Njerëzit që banë dietën e parë humbën 1 kg ma shumë se ata që banë dietën me pak yndyra.

Nji studim tjetër ka tregue se njerëzit që konsumojnë ma pak se 40 gramë karbohidrate, çdo ditë mujn me u humbe rreth 4 kg ma shumë se ata që heqin dorë nga yndyrnat.

Me pak fjalë, nëse doni me i humbë kilogramet e tepërt, ju duhet me zgjedhe nji dietë të pasun me proteina, yndyrna të shnetshme, produkte të freskëta dhe sa ma pak karbohidrate.