Dieta ma e mirë për m’u dobësue, simbas studimeve të Harvardit

Dieta mesdhetare ofron disa përfitime shëndetësore, dhe para do kohe asht konfirmue se ajo asht ma e mira për ranien në peshë.

Bazue te 5 studime të ndryshme të kryeme nga Universiteti i Harvardit, kjo dietë ka rezultue ma efikase në humbjen e kileve të tepërta krahasue me çdo dietë tjetër, si ajo me pak yndyra, me pak karbohidrate apo dieta amerikane e lidhun me diabetin (ADA).

E pasun me fruta, perime, drithna, vaj ulliri dhe ma pak mish, produkte të tamlit dhe voje, dieta mesdhetare asht gjithashtu e mirë për zemrën, sytë dhe funksionimin e trunit.

Pjesa ma e madhe e pjesëmarrësve në studim që ndjekën dietën mesdhetare për nji vit humbën rreth 10 kg, ndërsa ata që ndjekën dietën me pak yndyra humbën 2-5 kg.